Sa i takon ajrit, Gjimshiti më i miri në Serie A dhe i dyti në Europë
Berat Gjimshiti në këtë sezon po kalon kulmin e formës së tij sportive. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shfaqur në nivelet më të larta si në Champions League ashtu edhe në Serie A dhe sidomos në kampionat ka qenë një gjigand i vërtetë sidomos përsa i përket dueleve në ajër.
Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Europë përsa i përket dueleve ajrore dhe i pari në Serie A në këtë aspekt, transmeton Super Sport. Me 95.7% të dueleve të fituar nga nisja e sezonit të ri, Gjimshiti është i dyti në Europë, pas Kurt Zouma të Chelsea. Ylli i kombëtares shqiptare ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme. Në vendin e tretë renditet Harry Maguire, ndërsa në të katërtin Rafael Varane. Në 10-shen e parë i vetmi mbrojtës tjetër i njohur është Yerri Mina i Everton.























