George Clooney shpallet ‘ikona e vitit 2020’ nga revista e njohur
Geroge është vlerësuar nga revista e njohur.
Karizma, sharmi, eleganca dhe talenti në kinematografi kanë bërë që George Clooney të jetë ‘Ikona e vitit 2020’ sipas revistës së njohur GQ me rastin e edicionit të 25-të ‘Burrat e Vitit’, shkruajnë mediat e huaja.
Aktori i cili do të mbush së shpejti 60 vite jetë u përzgjodh si një ikonë e vitit 2020.
Aktori do të shfaqet muajin tjetër në filmin Netflix ‘The midnight Sky’ si një shkenctar 70 vjeçar i cili beson se ai është njeriu i fundit i mbetur në planetin Tokë.

“Kontributet e mëdha të George Clooney si aktor, regjisor dhe producent tejkalohen vetëm nga angazhimi për të mbështetur drejtësinë sociale dhe ndihmën humanitare në të gjithë botën. Ne jemi shumë krenarë që nderojmë dikë që përdor artet për të amplifikuar kauza kaq të rëndësishme”, thuhet për të në revistë.
Për të njëjtin numër të GQ, një kopertinë tjetër shumë e rëndësishme i kushtohet Megan Thee Stallion i zgjedhur “Reperi i vitit” dhe Trevor Noah të cilit revista i jep titullin “Newsman”.























