09:10 / 18.11.2020
Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit
Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.























