Lana Del Rey reagon ndaj kritikave për maskën me rrjetë
BKT
Magazina

Lana Del Rey reagon ndaj kritikave për maskën me rrjetë

Lana Del Rey ka reaguar pas kritikave të shumta që mori nga fansat e saj, pasi u shfaq me një maskë rrjetë gjatë një takimi në një qendër tregtare në Los Angeles. Këngëtarja mbante veshur një maskë rrjetë ngjyrë argjendi, teksa po nënshkruante kopjet e librit të saj më të ri me poezi, Violet Bent Backwards Over the Grass.

Kjo shkaktoi irritim tek fansat e saj pasi sipas tyre këngëtarja injoroi Covid-19. Ndërsa e akuzuan 35-vjeçaren si të papërgjegjshme, ata i bënë thirrje që të tregohet më e kujdesshme. Por, ndërsa ka kaluar një muaj nga ngjarja, këngëtarja ka sqaruar së maska kishte plastikë nga brenda.

“Maska kishte plastikë nga brenda. Ato [maskat] zakonisht janë të qepura nga stilistë këto ditë. Në përgjithësi nuk reagoj ndaj artikujve sepse nuk më intereson. Por ja deri ku shkon. E njëjta gjë vlen për maskat e të gjithëve në videon time. Unë jam me fat që kam një ekip njerëzish që mund ta bëjnë këtë.”, tha Del Rey


MË SHUME NGA Magazina