Braimllari: LSI formaton ekipin që do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit
BKT
Shqipëri

Braimllari: LSI formaton ekipin që do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit

LSI partia e tretë më e madhe në Shqipëri, do të zhvillojë më 21 nëntor zgjedhjet on line për delegatët, ndërsa më 5 dhjetor do të mbajë Konventën e saj Kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari, tha në një dalje mediatike se 21 nëntori do të jetë një ditë e rëndësishme. Sipas tij ajo do të jetë paralajmërimi i fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. “Kemi perfunduar fazën e organizimit të strukturave tonë të zgjedhjes së drejtuesve nëpër organizata të partisë.

Ditën e shtune do të mbahen zgjedhjet për delegatë dhe kreun e LSI. Zgjedhjet për delegatë janë shumë të rëndësishme sepse përfaqësojnë me mandatin e tyre anëtaresinë në Konventën Kombëtare të LSI,  e cila do të mbahet më 5 dhjetor dhe do të marrë vendime shumë të rëndësishme”, tha Braimllari.

Zyrtari i lartë i LSI tha se kjo konventë do t’i përshtatet edhe situatës së pandemisë.  
LSI është e vetmja parti që ka aplikuar votimin elektronik, në vitin 2012, kur delegatët votuan elektronikisht. Anëtarësia e LSI është e gjitha e përfshirë në një sistem, e cila do të mendohet online. Me 5 dhjetor do të formatohet edhe një ekip që do të hyjë totalisht në fushatë, tha Braimllari.
“Fokusi kryesor ka të rinjtë, gratë dhe krijimin e vendeve të reja pune. Do të ketë dy mënyra votimi, personat që kanë mundësi do t’i drejtohen zyrës së partisë, të cilët do të votojnë fizikisht, por do të ketë edhe një votim online, përmes një platforme që do të bëhet publik. 21 nëntori do të jetë një ditë fitore që do t’i paraprijë 25 prillit. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme.  Me 5 dhjetor do të formatohet edhe një ekip që do të hyjë totalisht në fushatë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i  LSI Endrit Braimllari./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri