Rupert Grint vendos rekord të ri në Instagram
BKT
Magazina

Rupert Grint vendos rekord të ri në Instagram

Rupert Grint ka thyer rekordin e David Attenborough në Instagram.

Ylli i Harry Potter, Rupert Grint ka thyer rekordin e SDavid Attenborough për kohën më të shpejtë që arriti një milion ndjekës të Instagram, shkruan BBC.

Aktori, i cili luajti Ron Weasley në të tetë filmat Harry Potter, bëri postimin e tij të parë më 10 nëntor, duke bërë shaka se ishte “vetëm 10 vjet me vonesë”.

Ai arriti shifrën milionëshe në katër orë e një minutë.

Kjo është 43 minuta më shpejt sesa iu desh David kur ai u bashkua në shtator, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.

Duke e quajtur veten “Grint on the Gram”, postimi i parë i aktorit 32-vjeçar ishte një foto e tij me vajzën e tij të vogël.

Grint tha se ishte “këtu për t’ju prezantuar të gjithëve me Wednesday”, vajza gjashtë muajshe, e cila lindi në maj.

Ai bashkohet me një listë të larmishme të figurave publike të cilët në një moment kanë mbajtur rekordin për personat që kanë fituar më shpejt një milion ndjekës.

Lista e rekordmbajtësve që arritën më shpejt 1 milion ndjekës në Instagram:

Rupert Grint – katër orë e një minutë (nëntor 2020)

Sir David Attenborough – katër orë e 44 minuta (shtator 2020)

Jennifer Aniston – pesë orë e 16 minuta (tetor 2019)

Duka dhe Dukesha e Sussexit – pesë orë e 45  minuta (prill 2019)

Kang Daniel, ylli i K-Pop – 11 orë 36 minuta (janar 2019)

Papa Françesku – 12 orë (mars 2016)

David Beckham – 24 orë (maj 2015).

Mbetet të shihet se kush do ta ndryshojë këtë listë. 


MË SHUME NGA Magazina