13:04 / 18.11.2020
Nuk ndalet Ava Max, jep datën për këngën e re
Ava Max po vjen me projekt të ri muzikor.
Një prej artisteve më aktive në muzikë gjatë kësaj periudhe ka qenë Ava Max.
Këngëtarja pasi publikoi albumin e ri, solli edhe disa këngë të tjera të shoqëruara edhe me videoklip.
Përmes postimit të fundit, Ava Max bëri të ditur se kënga e saj e re me titull “My head and my heart” publikohet nesër (e enjte).
“Kam qenë duke pritur për momentin e duhur për të ndarë këtë këngë me të gjithë ju … jam aq e ngazëllyer të ju njoftoj #MyHeadAndMyHeart publikohet këtë të enjte !! Mezi pres që ta dëgjoni”, shkruan ajo.
Ndryshe, projekti i fundit i saj është “OMG What’s Happening”, të cilin e publikoi me videoklip.























