Ora pajtohet me fjalët e DiCaprios,shpërndan postimin e tij për lumin Vjosa
Rita Ora ka reaguar lidhur me postimin e Leonardo DiCaprios, i cili iu gëzua shndërrimit të Vjosës në Park Kombëtar.
Ylli i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio është shprehur i gëzuar pasi mori lajmin se lumi Vjosa do të shpëtohet dhe shndërrohet në Park Kombëtar.
Ai përmes një postimi të gjatë, ku edhe shtoi një foto të lumit Vjosa, shprehet i kënaqur në në atë lum nuk do të ndërtohen hidrocentralet.
Madje, sipas DiCaprios ky veprim do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit, andaj u bën thirrje edhe krerëve të Bosnjë dhe Hercegovinës që të marrin hapa të tillë për mbrojtjen e lumenjve.

Postimin e aktorit të mirënjohur e kanë shpërndarë edhe shumë prej fytyrave publike të vendit, përfshirë edhe qeveritarët.
Ndër të tjera, atë e postoi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duke shprehur pajtueshmëri me atë që tha DiCaprio.























