Morina: Besoj që edhe me këtë formacion do të fitojmë sonte
BKT
Sport

Morina: Besoj që edhe me këtë formacion do të fitojmë sonte

Në emisionin “Dardanët” në RTK para ndeshjes së fundit të Kosovës me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve, trajneri Arbnor Morina ka komentuar lidhur me ndryshimet e mëdha në formacionin e “Dardanëve”.

Ai ka thënë se ndryshimet që janë bërë më së miri i dinë trajnerët, por është shprehur i befasuar me portierin Samir Ujkani. “Ujkani është rezervistë në ekipin e tij, ashtu siç është edhe Aro Muriç. Kam prit që në portë të jetë Visar Bekaj”, ka thënë Morina.

Morina duke komentuar 11shen e parë të Kosovës, ka thënë se janë disa gjëra që janë të lidhura me atë që po ndodh në ekipin tonë.

“Kjo ka të bëjë edhe me pamundësinë që një numër i madh i futbollistëve të mos kenë mundësinë të vijnë. Hadergjonaj ka mundur të luaj në anën e djathtë. Në sulm kemi shpejtësi, pasi e kemi Kastratin dhe Zhegrovën dhe këta dytë mund t’i shërbejnë shumë Muriqit si qendërsulmues”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe ky formacion na jep shpresë që mund të fitojmë sonte dhe të mbesim në Ligën C. /RTKLive/