Gjonbalaj: Ne duhet ta kemi liderin tonë dhe ai është Amir Rrahmani
Njohësi i futbollit dhe trajneri Malsor Gjonbalaj në emisionin “Dardanët” të RTK-së ka folur për ndeshjen e sontme të Kosovës me Moldavinë, ndeshje e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai ka thënë se Kosova me përbërjen që ka sonte është shumë më e mirë se Moldavia dhe se nuk do të jetë problem mposhtja e saj.
Gjonbalaj tutje ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë shpejtësinë dhe cilësinë që e ka, pasi që Moldavia nuk ka shumë cilësi, përveç që shquhet në mbrojtje.
Sipas tij, Kosova duhet të përqendrohet në sulm te Vedat Muriqi pasi që ai është në formë dhe mund ta bëjë diferencën.
Tutje Gjonbalaj ka thënë se Kosovës i duhet krijimi i një lideri në fushë dhe sipas tij ai është Amir Rrahmani.
“Duhet ta mbështesim më shumë Rrahmanin pasi që ai është edhe futbollisti më i rëndësishëm që e kemi”, ka thënë Gjobalaj.
Ai tha se Hadërgjonaj është futbollist i rëndësishëm për Kosovën pasi që po i zëvendëson të gjithë ata që mungojnë.
“Hadërgjonal po e zëvendëson edhe Paqaradën edhe Kolollin. Ndërkaq pres shumë sonte edhe nga Lirim Kastrati i cili luan në pozitën e tij natyrale dhe e ka shpejtësinë”, ka thënë Gjonbalaj. /RTKLive/























