Veliu takohet me Rudarin, bisedojnë për zgjedhjet në Podujevë
BKT
Lajme

Veliu takohet me Rudarin, bisedojnë për zgjedhjet në Podujevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka bërë të ditur se sot është takuar me Nexhmi Rudarin, ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ata bashkëbiseduan për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Podujevë.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësi të pres sot në takim pune mikun tim, Kryetarin e Komunës së Podujevës z.Nexhmi Rudari.

Bashkë biseduam për intensifikim të bashkëpunimit dhe projektet e rradhës mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Poashtu, diskutuam edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në Podujevë më 29 Nëntor dhe për ecurinë e mbarëvajtjes së tyre nën respektimin e plotë të masave anti COVID-19.


MË SHUME NGA Lajme