08:07 / 19.11.2020
Miley Cyrus dhe Dua Lipa lansojnë së shpejti këngën “Prisoner”
Miley dhe Dua së shpejti do ta publikojnë këngën e re.
Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, janë përfolur qe një kohë për një bashkëpunim mes tyre, shkruan lajmi.net.
Kjo pasi muaj më parë dyshja e famshme u fotografuan së bashku në një studio muzikore.
Dhe tani që kjo gjë u konfirmua, artistet e famshme së shpejti do ta publikojnë projektin e tyre të përabashkët muzikor, këngën “Prisoner”.
Ishte Dua Lipa a jo e cila në llogarinë e saj në Instagram e ka ndarë një fotografi ku lë të kuptohet se ka mbetur edhe pak deri në publikimin e bashkëpunimit me Miley.
“Prisoner po vjen së shpejti”, ka shkruar Dua pranë postimit në llogarinë e saj në Instagram.























