08:14 / 19.11.2020
Enis Bytyqi zbulon datën e publikimit të projektit më të ri muzikor
Enis Bytyqi po vjen me këngë të re.
Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi e ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.
“Labile”, titullohet kënga e cila pritet të vijë e realizuar edhe me videoklip.
Ishte vetë Enisi ai i cili me ndjekësit e ka ndarë një postim në Instagram, aty ku tregon se kënga e re do të publikohet me datë 20 të këtij muaji.
“20.11./20:00… Premiera LABILE…”, ka shkruar Enisi.























