09:10 / 19.11.2020
Messi: Jam lodhur duke qenë problemi i të gjithëve
Lionel Messi ka thënë se është lodhur nga të fajësuarit për dështimet brenda Barcelonës.
Përgjigja e tij vjen pasi xhaxhai i Antoine Griezmann-it e kishte kritikuar argjentinasin duke e quajtur strumbullar të të gjitha problemeve në “Camp Nou”.
“Jam lodhur së qeni problemi i të gjithëve në klub”, ka thënë Lionel Messi për reporterët.
“Arrij këtu pas një fluturimi 15 orësh dhe e gjej një agjent taksash, është qesharake”.























