Mandy Moore shfaqet me barkun e rrumbullakosur
BKT
Magazina

Mandy Moore shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Mandy Moore, aktorja e njohur amerikane është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në rrugët e Los Angeles të mërkurën.

36 vjeçarja dukej rehat në rroba të përditshmërisë dhe një pallto ngjyrë krem, ndërsa dilte nga makina e saj për të vizituar një mike në shtëpinë e saj.

Ylli i “This Is Us” barte dhe maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. 

Në muajin shtator, Moore bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë, një djalë, me bashkëshortin e saj, Taylor Goldsmith. Çifti kurorëzoi me martesë lidhjen e tyre në vitin 2018.


MË SHUME NGA Magazina