11:58 / 19.11.2020
Flaka Hoxha e nis me fitore Evropianin, mposht ukrainasen
Flaka Hoxha e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Evropian për seniorë në Pragë.
Xhudistja jonë po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në luftën e parë, me jo pak mund, në ‘Golden Score’, Hoxha mposhti xhudisten nga Ukraina , Mariia Skora.
Në luftën e radhës, Hoxha takohet me polaken Julia Kowalczyk.























