Low me valixhe në duar, jo vetëm Flick, në Gjermani duan një emër të madh
BKT
Sport

Low me valixhe në duar, jo vetëm Flick, në Gjermani duan një emër të madh

Humbja e rëndë 6-0 e pësuar përballë Spanjës ka sjell një zhgënjim të madhe në opinionin sportiv gjerman, sigurisht i pari dhe i vetmi nën akuzë ka përfunduar trajneri Low.

Drejtuesit e Federatës Gjermane zhvilluan një mbledhje blic që në aeroport por përfundimi nuk ishte ai që tifozët shpresonin, për momentin Low do të vijoj të qëndroj në stolin e Kombëtares.

Mediat gjermane nxituan duke shkruar se pasuesi i tij do të jetë Hansi Flick, por për momentin kjo duket thjeshtë e pamundur duke parë atë që Flick ka arritur me Bayern Munich.

Çuditërisht në Itali, kanë një tjetër emër: “Tani në Gjermani dëshirojnë të gjithë Jurgen Klopp”.

Emri i trajnerit të Liverpool nuk është një risi, është përfolur shpesh si pasuesi i Low, as vetë Klopp nuk e ka fshehur një dëshirë të tillë, por ashtu si Flick edhe Klopp e ka të pamundur të braktis të kuqtë në fillim të sezonit.