Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Të respektoni afatet
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, iu bëri thirrje edhe njëherë Presidencës, Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë të respektojnë afatin e caktuar deri në fund të vitit për bërjen funksionale Gjykatën Kushtetuese.
Diplomatja amerikane falenderoi dhe KED për përzgjedhjen e kandidatëve të duhur për këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë, njofton A2news.
“Është pozitive të shohësh progres për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. Kanë mbetur edhe 6 javë. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Mirënjohje KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Yuri Kim.























