Distria kalon në rrethin e tretë në Pragë
BKT
Sport

Distria kalon në rrethin e tretë në Pragë

Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Pragë.

Xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në raundin tjetër, Krasniqi takohet me fituesen e sfidës Boukli – Jura.