“Ky vit ka qenë i tmerrshëm për Kosovën, të harrohet së më shpejtë”
BKT
Sport

“Ky vit ka qenë i tmerrshëm për Kosovën, të harrohet së më shpejtë”

Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, mendon së ky vit ka qenë i dobët për “Dardanët” në Ligën e Kombeve, raporton RTKLive.com.

Kosova e mbylli me fitore minimal prej 1-0 kundër Moldavisë, dhe në vendin e parafundit në Grupin C me pesë pikë të tubuara.

Hadërgjonaj përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se viti 2020 ka qenë i thershëm për Kombëtaren e Kosovës. Sipas tij, ky vit duhet të harrohet sa më shpejtë.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë”, ka shkruar Hadërgjonaj.

“Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë”, ka shtuar ai. /RTKLive/