Video:Pas të sharave, dhuna fizike fillon nga deputeti i VV, Hekuran Murati
BKT
Lajme

Video:Pas të sharave, dhuna fizike fillon nga deputeti i VV, Hekuran Murati

Pas debatit në Kuvendin e Kosovës rreth çështjes së personave të pagjetur, është tensionuar situata brenda sallës. Video nga Kuvendi tregon qartë që pas zënkave verbale, deputeti i VV-së, Hekuran Murati në mënyrë të dhunshme tërheq deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Ndërkohë vetë Murati e ka pranuar që ka qenë i përfshirë në përplasje, por ka thënë se ai ka hyrë përë  "t'i ndarë", gjë që të kundërtën e tregon videoja.

“Nuk ka pasur përplasje vetëm ndërhyra me i nda. Nuk pati përplasje ndërhyra për me i qetësua. Nuk ka pasur asnjë sulm fizik”, ka deklaruar Murati.

Seanca u ndërpre pas kësaj ngjarje dhe pritet të filloj në ora 15:30.


MË SHUME NGA Lajme