Nga nesër mbyllet pika kufitare e Kapshticës
BKT
Shqipëri

Nga nesër mbyllet pika kufitare e Kapshticës

Ditën e nesërme në orën 06:00 do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës. Njoftimi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë geke, Stelios Petsas.

Ky vendim erdhi pas arrestimit  të dy personave, të cilët kishin hyrë  me test covid të falsifikuar në Greqi nga kjo pikë doganore. Mësohet se personat e arrestuar janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu, njofton euronews.albania.

Po kështu ditën e sotme një shqiptare është kthyer në pikën doganore të Kakavijës pasi kishte falsifikuar testin. Kështu nga dita e nesërme do të jetë hapur vetëm pika e Kakavijës me numër të limituar, deri në 750 persona.

Zëdhënësi i qeverisë në shtetin fqinj shtoi gjithashtu se kontrollet po intensifikohen në Greqinë veriore, duke theksuar se verifikimet mbi udhëtimet dhe vendet e punës janë duke u forcuar.


MË SHUME NGA Shqipëri