08:13 / 20.11.2020
Gashi mendon se “1984” është albumi më i mirë i tij
Gashi foli sërish rreth albumit të tij të fundit.
Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, gjatë këtij viti solli albumin me titull “1984”.
Projektet e këtij albumi janë pritur shumë mirë, ndërsa artisti nuk është ndalur së punuari për këngë të reja.
Përmes postimit të fundit, reperi thotë se albumi i tij i ri ishte më i miri që e publikoi, kurse u premton fansave se do të ngritet në famë më shumë sesa artistët e mirënjohur të industrisë së muzikës.

“Për mua, 1984 ishte albumi më i mirë që kam publikuar… me kohë do të rritem më mirë se fëmijët e tjerë të mi”, ka shkruar ai.
Kujtjojmë se “Mama” është njëri ndër projektet më të suksesshme, që Gashi solli këtë vit.























