Angelina Jolie në rolin e regjisores në filmin e ri
BKT
Magazina

Angelina Jolie në rolin e regjisores në filmin e ri

Angelina Jolie do të jetë regjisore e biografisë së fotografit Don McCullin, me protagonist Tom Hardy.

Ylli do të përshtat autobiografinë e fotografit të famshëm të luftës, i cili mbuloi krizën në Vietnam dhe Irlandën e Veriut, shkruan TheGuardian.

Filmi, i cili po adaptohet nga skenaristi i vitit ’71 Gregory Burke nga autobiografia e McCullin, titullohet  “Unreasonable Behaviour”.

McCullin, 85 vjeç, është një nga fotografët më të njohur të luftës, konfliktit dhe varfërisë në kohët e fundit.

I lindur në Londër, ai punoi si asistent i fotografit gjatë krizës së Suezit para se të shiste foton e tij të parë, të një bande në veri të Londrës, tek Observer më 1959.

Midis 1966 dhe 1984, ai punoi si korrespondent jashtë shtetit për Sunday Times Magazine, ku mbulimi i tij i krizave në Vietnam dhe Irlandën e Veriut i dha atij një vlerësim të veçantë.

“Përulem që kam një shans për të sjellë jetën e Don McCullin në film”, tha Jolie.

“Më tërhoqi kombinimi i tij unik i patrembësisë dhe njerëzimit, angazhimi i tij absolut për të dëshmuar të vërtetën e luftës dhe ndjeshmëria e respekti i tij për ata që vuajnë pasojat e saj. Shpresojmë të bëjmë një film që është pa kompromis si fotografia e Don, për njerëzit e jashtëzakonshëm dhe ngjarjet që ai pa, dhe ngritjen dhe rënien e një epoke unike në gazetari”, shtoi ajo.

Shumica e filmave të Jolie si regjisore janë vendosur në kohë konfliktesh bashkëkohore.


MË SHUME NGA Magazina