08:18 / 20.11.2020
Kylie feston koleksionin e ri bashkë me vajzën
Kylie Jenner po feston bashkë me Stormin koleksionin e ri.
Në prag të festave të fundvitit, Kylie Jenner ka sjellë koleksionin e ri të produkteve të grimit.
Natyrisht që të gjithë këtij koleksioni ajo i ka dhënë ngjyrë festive, ndërsa gjeti një mënyrë të bukur për të festuar këtë sukses.
Kylie publikoi disa fotografi, në të cilat shihet e veshur njësoj bashkë me vajzën e saj Stormin, në këndin e kuzhinës.
Nënë e bijë dukeshin shumë bukur teksa po gatuanin bashkë ëmbëlsira, kurse nuk munguan komentet e pëlqimet e ndjekësve.























