14:44 / 20.11.2020
Ishte prekur me COVID, humb jetën foshnja 16-muajshe
Një foshnje 16-muajshe ka ndërruar jetë këtë të premte në repartin e Pediatrisë pranë QSUT.
Ajo ishte infektuar me koronavirus dhe ndodhej prej dy ditësh në intubim.
Mësohet se foshnja kishte dhe sëmundje të lindura.
Kjo humbje jete regjistron dhe rastin e parë te viktimave me COVID tek fëmijët.























