16:45 / 20.11.2020
Muriqi flet për jetën e tij në kryeqytetin italian
Në shtator të këtij viti, Vedat Muriqi u transferua në Lazio, duke u bërë një nga futbollistët më të shtrenjtë në historinë e këtij klubi.
Pas dy muajsh në Itali, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka rënë në dashuri me këtë vend.
“Kur erdha në Lazio, e dija që do të gjeja shumë lojtarë të talentuar në fushë. Por nuk e imagjinoja që njerëzit do të ishin kaq mikpritës. Përfshirë vendet e bukura dhe gjithçka në përgjithësi në këtë vend, kjo më ka bërë të ditur sa e dua këtë vend. Do të jetoj gjatë në Itali”, tha Muriqi në faqen e tij personale.
26-vjeçari është ende në kërkim të golit të tij të parë me Lazio. Deri më tani ai ka luajtur 7 ndeshje në të gjitha garat.























