17:06 / 21.11.2020
Berisha shënon dy gola në Rusi ndaj Zenitit
Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, ka qenë më meritor që skuadra e tij të mos humbasë.
Ai ka shënuar dy gola për FK Akhmat në barazimin me Zenit St. Petersburg.
Berisha fillimisht shënoi në minutën e 26 pas një aksioni nga skuadra e tij, kurse golin e dytë e realizoi nga penalltia ne minutën e 53-të.
FK Akhmat gjendet në poztën e pestë në tabelë, të cilën e kryeson pikërisht Zenit St. Petersburg.























