Rama thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat, të shmangim një mbyllje tjetër

Rama thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat, të shmangim një mbyllje tjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë çdo lëvizje, të panevojshme dhe të kontribuojnë për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër.

Teksa i ka ftuar qytetarët që të mos dyshojnë në shifrat e raportuara nga qeveria për situatën e COVID, Rama i ka kërkar atyre të mos bien pre e frikës së atyre (opozitës), që i duan për plaçkë dhe pushtet.

"Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat dhe të kufizoni çdo lëvizje që mund të kufizohet. Kontribuoni që të shmangim me çdo kush një mbyllje tjetër dhe as mos dyshoni për raportimet. Mos bini pre e frikës së atyre që duan t’ju kallin në shpirt, ata që ju duan për pushtet dhe për plaçkë. Bashkë me dimrin edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera do ta kalojë këtë të keqe të madhe që na zuri", ka thënë Rama.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare