Zbulohet arsyeja pse Kessie nuk iu bashkua Napolit

Zbulohet arsyeja pse Kessie nuk iu bashkua Napolit

Tekniku italian punoi me Kessie sa ishte në stolin e Milanit dhe dëshironte ribashkimin të Napoli.

Gattuso kishte bërë kërkesë të bordi për shërbimet e mesfushorit, por në ditët e fundit transferuan Tiemoue Bakayoko nga Chelsea në formë huazimi.

Sipas Calciomercato, bisedimet mes Napolit dhe AC Milanit për lojtarin e Bregut të Fildishtë asnjëherë nuk nisën, transmeton lajmi.net.

Arsyeja ishte se Kessie dëshironte qëndrimin dhe e dyta që “Rosonerët” do kërkonin së paku 30 milionë euro për 23-vjeçarin.

Tani, dy skuadrat do përballen sonte (e diele) në “San Paolo”.