Evertoni rikthehet te fitorja

Evertoni rikthehet te fitorja

Evertoni është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-3 Fulhamin në transfertë.

Ishte një përballje spektakolare ajo e sotmja, ku u shënuan plot 5 gola. I zakonshmi Kalvert-Leuin shënoi pas 40 sekonave duke i dhënë avantazhin skuadrës së Ançelotit. Reid barazoi për Fulhemin në minutën e 15’, por ishte përsëri Kalvert-Leuin që kaloi Evertonin në avantazh. Dusure shënoi të tretin dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, transmeton Panorama.

Pjesa e dytë foli më shumë për Fulhemin, që kishte disa raste shënimi, duke humbur edhe penallti në minutën e 68’, 2 minuta para se Lofus të shënonte të dytin për Fulhemin.

Evertoni rikthehet kështu te fitorja në kampionat, pas 3 humbjeve radhazi duke shkuar në kuotën e 16 pikëve dhe renditen të 6-tët.