Haxhi Shala: Mbështetja kryesore e UÇK-së ka qenë nga qytetarët

Haxhi Shala: Mbështetja kryesore e UÇK-së ka qenë nga qytetarët

Pjesë e intervistës së javës në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala. Ai në këtë intervistë `live` tregoi për jetën e tij personale dhe për kohën e luftës. 

“Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, Flakronin dhe Edmondin, të dy janë studentë, njëri në doktoratën në Pragë, kurse tjetri në master, nëarkitekturë. Shkollën e mesme e kam kryer në shkollën “Jeta e Re” në Suharekë”, sepse në atë kohë fshati jonë ka qenë pjesë e komunës së Suharekës. Angazhimin tim politik e kam filluar në moshë të re që nga shkolla e mesme, kam qenë një ndër organizatoret e demonstratave të vitit ’88-89 dhe ’90 në Suharekë në mbështetje të minatorëve të asaj kohe. Atëherë kam ra në kontakt  me njerëz të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku fillimi im politik fillon në strukturat ilegale të Lëvizjes Popullore, si i ri i kësaj organizate që ka qenë një nga promotorët për protestat e asaj kohe. Pas përfundimit të shkollës së mesme jam regjistruar në fakultetin juridik në Prishtinë, kur jam regjistruar në këtë fakultet janë mbyllur fakultetet dhe jam larguar në Zvicër, atje kam marrë edhe familjen time, dhe kam jetuar së bashku me gruan, njëkohësisht kanë filluar edhe lidhjet e mia me njerëz të Lëvizjes Popullore në Zvicër dhe aktivitetin tim nuk e kam ndalur deri në ardhjen time në vitin 1998 në Kosovë”

Shala tha se  në vitin 1998 pas rënies së Adem Jashari, janë kthyr nga Zvicra një grup shokësh për t’iu bashkuar UCK-së.

“Ne në atë kohë jemi angazhuar më shumë për sigurimin e fondeve të UCK-së ka qenë e vështirë të punojë në atë kohë, me letra kam qenë atëherë dhe udhëtimi im ka qenë Zvicër-Kosovë, kemi mujt të jemi të burgosur, por fati ka dashtë  rujtja nga shokët si i ri dhe vet kam qenë i kujdesshëm, deri në vitin 1998 në kuadër të Lëvizjes Popullore kemi punuar për të siguruar, për t'i shpërndar komunikatat dhe për të siguruar fondet për UCK-në, në ‘98 me ramjen e komandantit legjendar Adem Jashari, menjëherë u lind nevoja që disa vullnetar të Lëvizjes në perëndim duhet të bashkohemi dhe të kthehemi në Kosovë për të organizuar UCK-në në tërë territorin e Kosovës. Me 8 mars të vitit 1998 kemi ardhë një grup shokësh, siç ka qenë Hashim Thaçi, Fehmi Lladrovci, Shukri Buja, Fatmir Limaj, Ismet Jashari diku 28 dhe është grup e parë që ka ardh në Kosovë. Jemi shpërnda në qytete prej nga vinim, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shpërnda 50% në tërë territorin e Kosovës falë pikës që kemi qëndruar në Kleçkë”

Tutje, Shala shtoi se koncepti i UCK-së u mbështet nga qytetarët.

“Koncepti i UCK-së u mbështet nga qytetarët, mbështetja kryesore e UCK-së kanë qenë në atë kohë qytetarët, e kjo më ka bërë që të punojë edhe më shumë si i ri për organizimin e UCK-së, por menjëherë në qershor e kuptoj edhe pushtuesi se UCK ka edhe strategjinë mbrojtëse. Atëherë ka filluar edhe humbja e shokëve tanë  sa ishim në sulmo dhe tërhiqu kishim shumë pak humbje mos të themi gati edhe hiq, ndërrimi i strategjisë për të shkuar në mbrojtje ka pas edhe ramje. Ramja më prekëse ka qenë edhe ramja e shokut tim, Ismet Jashari- Kumanova në Luzhnicë. Unë në atë kohë kam qenë në udhëtim për në Shqipëri për të siguruar armatim, sepse në betejat në mbrojtje të qytetarëve dhe rezervat e UCK-së vetëm kishin mbaruar. Lajmi më i hidhur për mua ka qenë që më ka dhanë Xheladin Gashi është për Ismet Jasharin, a është vra a është kindabu, morëm armatimin u kthyem në Kosovë dhe e pash që më mikun tim nuk e gjeta në Kosovë, me të cilin veprimtarin time e kam nis herët në Zvicer”.

“Ushtarët në brigadën tonë sa herë janë shkuar në luftim kanë thënë se “unë po shkoj po marrë hak për Ismet Jashari”, ai na ka frymëzuar që të vazhdojmë luftën deri në fund”.

Ai ka folur edhe se si është njohur me ish-kryeministrin, njëherit edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Kur jam takuar me Ramush Haradinaj unë me të vërtetë jam gëzuar, sepse me një njëri që njihesh më herët dhe me një njëri që e ka bërë një luftë jashtëzakonisht të mirë, unë menjëherë kam thënë se do të jem zëvendës i kësaj zone, sepse kjo zonë duhet të triumfoj, sepse ke të bëjë me një ushtarak e njeh pjesën e organizimit me njerëz, karriera ime fillon për së mbari sepse duke qenë krahë për krahë me Ramush Haradinaj nuk dështon ...Të gjitha obligimet që i kemi marrë si zonë i kemi kryer në afat rekord për TMK-në...” ka thënë Shala.