Will Smith tregon për jetesën e vështirë me babain e tij
Will ka folur lidhur me të kaluarën.
Në tryezën e “Red Table Talk”, aktori Will Smith ka vendosur të flasë për të kaluarën e tij, shkruajnë mediat e huaja.
Fëmijëria e tij nuk kishte qenë aspak e lehtë me një baba të dhunshëm dhe marrëdhënien e trazuar me të.
Aktori tha se shumë nga personaliteti i tij gazmor që në shohim sot, është orkestruar vite më parë në përpjekje për të mbajtur babanë e tij abuziv të argëtuar, në mënyrë që ai të ndalonte së dëmtuari familjen e tij.

Will Smith foli me psikologun klinik Dr. Ramani Durvasula në lidhje me marrëdhënien e tij me babanë dhe si ndikoi kjo gjatë rritjes së famës në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”.
“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi. Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”, tregon ai.























