Aksidenti i djeshëm te ‘Shkallët e Tujanit’, shkon në dy numri i viktimave
BKT
Shqipëri

Aksidenti i djeshëm te ‘Shkallët e Tujanit’, shkon në dy numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm pranë vendit të quajtur “Shkallët e Tujanit”.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital një prej dy të plagosurve.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00 kur një makinë që po lëvizte pranë një kantieri ndërtimi humbi kontrollin dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje një prej pasagjerëve, ndërsa drejtuesi i saj dhe një tjetër pasagjer mbetën të plagosur.

Njoftimi djeshëm i Policisë mbi ngjarjen:

“Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”


MË SHUME NGA Shqipëri