11:02 / 23.11.2020
Rakacolli: Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore
Teksa Komiteti Teknik i Ekspertëve pranoi se situata e pandemisë në Shqipëri është përkeqësuar, zëvendësministrja e Shëndetëisë, Mira Rakacolli, tha se qytetarët nuk duhet të frikësohen se s’ka kapacitete spitalore.
Në një konferencë për gazetarët, ajo deklaroi se ata që kanë nevojë për trajtim spitalor, do ta marrin.
“Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore, janë të gjitha të kalkuluara me aq sa mund të kalkulohet. Jemi të kalkuluar që të shfrytëzojmë në maksimum burimet njerëzore dhe spitalore, nuk duhet të kemi frikë që kapacitete spitalore nuk do të mjaftojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u trajtuar me COVID. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore, absolutisht asnjë frikë.”/VP























