11:40 / 23.11.2020
Taylor Swift rrëmben çmimin kryeror në “AMA 2020”
Taylor Swift u shpall "Artistja e vitit" në `American Music Awards 2020’.
Të dielën mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në “AMA 2020”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Çmimin kryesor si “Arstistja e vitit”, e rrëmbeu artistja Taylor Swift.
Të nominuar dhe që fituan çmime ishin edhe shumë emra të tjerë, përfshirë këngëtaren shqiptare, Dua Lipa e cila rrëmbeu po ashtu çmim.
Këngëtarja shqiptare arriti që ta fitoj çmimin “Kënga e preferuar e zhanrit pop/rock”, me projektin muzikor “Don’t Start Now”.
























