Yuri Kim: Inkurajojmë Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar
BKT
Shqipëri

Yuri Kim: Inkurajojmë Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë në takimin online të zhvilluar në kuadër të projektit që pasuritë e sekuestruara të krimit të organizuar.

Ajo tha se ata duhet të kthehen në shërbim të komunitetit.

“Shtetet e bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe përpjekjet forcojnë rolin e shoqërisë civile në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut.  Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar është një shembull i përsosur se si këto përparësi janë të ndërlidhura dhe mbështesin njëra-tjetrën.” – është shprehur ambasadorja Kim./VP


MË SHUME NGA Shqipëri