15:26 / 23.11.2020
Ruçi: Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si deputet e politikan aktiv
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku.
“Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare. Si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1997, Kopliku ishte një zë i fuqishëm dhe një parlamentar aktiv. Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si profesionist i spikatur, politikan, deputet e qeveritar aktiv dhe pas largimit nga jeta politike edhe si një qytetar i angazhuar“, shkruan Ruçi./TCH























