Zemaj prezanton projektin e finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës

Zemaj prezanton projektin e finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me U.D. Drejtorin e ShSKUK-së, Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, kanë prezantuar projektin e sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës.

Sipas tij, spitali do të ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 do të ofroje shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri, njofton Klan Kosova.

“Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye. Një ndër to, është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon Spitali i Përgjithshëm”.


MË SHUME NGA Aktuale