Inzaghi flet për gjendjen e Strakoshes pas shërimit nga koronavirusi

Inzaghi flet për gjendjen e Strakoshes pas shërimit nga koronavirusi

Numri një i Lazios në portë, Thomas Strakosha nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Zenit St.Petersburgh.

Portieri shqiptar ishte i infektuar me koronavirus dhe në ditët e fundit është shëruar, duke filluar edhe stërvitjet me klubin e Lazios.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi nuk do ta përdorë për këtë ndeshje.

“Këtë mëngjes Strakosha ka bërë disa stërvitje ekstra me Graubunden dhe Zappalan. Strakosha është portieri ynë, por ka qenë jashtë për një kohë. Keshtu që, Reina do të startojë nesër, më pas do të shohim për të dielën”, deklaroi Inzaghi.

Pepe Reina do të startojë kundër Zenit St Petersburg në Ligën e Kampionëve.