“Çfarë nuk po lexoj rreth vetes, boll me komente!”, Griezmann nuk duron më

“Çfarë nuk po lexoj rreth vetes, boll me komente!”, Griezmann nuk duron më

Antoine Griezmann është një futbollist fantastik, por te Barcelona nuk po arrin të shprehë gjithë potencialin që zotëron.

Të shumta janë shkaqet dhe pafund është folur në lidhje me formën e tij tek ekipi katalanas.

Përshtatja jo e mirë me futbollin karakteristik që luhet në “Camp Nou”, aktivizimi jo në pozicionin e tij natyral apo “problemet” me Leo Messin. Njerëzit flasin, por 29-vjeçari ka vendosur të thyejë heshtjen në një deklaratë për Movistar.

“Më pëlqen të flas e komunikoj në fushë. Ka ardhur koha t’i rregullojmë gjërat. Ka një kohë të gjatë që lexoj shumë komente dhe fjalë rreth meje, mendoj se mjafton me kaq“, deklaron Antoine Griezmann.