Isco në shitje, Reali ende s’ka pranuar asnjë ofertë zyrtare
BKT
Sport

Isco në shitje, Reali ende s’ka pranuar asnjë ofertë zyrtare

Real Madridi ende s’ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për mesfushorin ofensivë, Isco Alcaron.

Ish ylli i Malagas ka kontratë me “Los Blancos’ deri në qershorin e vitit 2022 dhe klauzolë të lirimit me vlerë 700 milionë euro.

Babai i lojtarit, Francisco ka paralajmëruar klubin se dëshira e spanjollit është të largohet, por ende s’ka ndonjë ofertë zyrtare.

Vendimi i spanjollit shihet si befasues nga klubi, meqenëse nuk kishin plan ta ndryshonin skuadrën në afatin e janarit.

Në fakt, thuhet se Reali synonte të mos rinovonte me Luka Modric dhe Isco të mbetet në “Santiago Bernabeu”, por gjërat kanë ndryshuar, raporton lajmi.

Thuhet se mesfushorin e vëzhgojnë klubet e mëdha angleze si Manchester City, Arsenal dhe Everton, ndërsa kartoni i tij vlen mes 65 – 70 milionë euro.