Ja sa kushtoi fustani i veçantë që Dua Lipa veshi në AMAs
BKT
Magazina

Ja sa kushtoi fustani i veçantë që Dua Lipa veshi në AMAs

Dua Lipa shkëlqeu në mbremjen e ndarjes së çmimeve natën e kaluar.

Këngëtarja shqiptare është një nga emrat më të suksesshëm të momentit dhe albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka marrë vlerësime të mëdha, shkruan lajmi.net.

Ajo në mbrëmjen e djeshme në “American Music Awards”  shkëlqeu duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme të këngës“Levitating”.

Dua kishte veshur një fustan mjaft të veçantë nga marka “Versace”,i cili mahniti të gjithë fansat e këngëtares.

Sipas faqes “What They Wearin” veshja e Lipës ka kushtuar plot 10 mijë euro.

Dua Lipa u vlerësua edhe me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën e saj “Don’t Start Now”.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.


MË SHUME NGA Magazina