Vdekjet nga Covid, Fico: Duhet auditim klinik, jo hetim Prokurorie

Vdekjet nga Covid, Fico: Duhet auditim klinik, jo hetim Prokurorie

Pas denoncimit të fundit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me manipulimin e shifrave të vdekjeve në vend si rezultat i Covid-19, PD ka kërkuar herë pas here, ndërhyrje nga ana e Prokurorisë, përmes një hetimi, për të sqaruar çështjen.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është shprehur se nuk duhet një hetim Prokurorie por një auditim klinik.

“Unë nuk shikoj Prokurorinë që të zgjidhë këto probleme, është ai që quhet auditim klinik ai që I vë pikat mbi ‘i’. E kemi patur dhe e kemi, edhe sot bëhet në QSUT. Kur bëhet analiza vjetore, një kolonë e rëndësishmë është analiza  evdekjeve që ka ndodhur. Në këtë kohë na intereson të dimë  sepse kemi menduar që këto masa të jenë të tilla. Nëse këto numra do të shkojnë në skenarin e ezaurimit të spitaleve  1-2-3-4, kush do hapet tjetër.”/VP


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare