Hapja e Covid-4, Rama: Në këtë luftë s’do lëmë asgjë mangut

Hapja e Covid-4, Rama: Në këtë luftë s’do lëmë asgjë mangut

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën duke ndarë lajmin me ndjekësit e tij për hapjen e spitalit Covid-4.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se spitali është gati, por qytetarët duhet të kujdesen për veten.

“MIRËMËNGJES,

Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën”, shkruan Rama.