Kryemadhi: Fronti opozitar është kompakt

Kryemadhi: Fronti opozitar është kompakt

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi se opozita është e bashkuar.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se fronti opozitar është pranë qytetarëve.

“Fronti opozitar është kompakt. Taktikat elektorale që përdor Rilindja nuk kanë çedim në qëndrimin tonë, sot më shumë se kurrë opozita është dhe do të jetë pranë mbështetësve të saj dhe atyre qytetarëve që nuk kanë votuar kurrë. Pozicionimi i frontit opozitar dhe i LSI në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm. Gara jonë nuk është me PS, por me Rilindjen, varfërinë, me keqmenaxhimin e pandemisë. Sot më shumë se kurrë beteja jonë është kundër shpopullimit dhe të bashkohemi të gjithë për të krijuar një situatë komplet të re.”/VP


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare