15:43 / 24.11.2020
Miley Cyrus kthehet në kohë, kështu dukej para famës
Miley ka hapur akrivat e imazheve të fëmijërisë.
Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus dje festoi ditëlindjen, meqë rast pranoi urime të panumërta nga fansat e miqtë.
Ajo zgjodhi që me rastin e ditëlindjes të kthehet pas në kohë dhe të ndajë disa prej fotografive e videove të realizuara gjatë fëmijërisë.
Në ato video, Miley dukej se që në fëmijëri kishte qenë një vajzë e ëmbël me plot energji, e cila pasion e kishte vallëzimin.
Në një pjesë të njërës video, ajo shihej duke festuar ditëlindjen, kurse në mbishkrimin që ia la videos tha se mund të bëjë çfarëdo që dëshiron ngase është ditëlindja e saj.
Kujtojmë se Miley Cyrus para pak ditësh publikoi duetin “Prisoner” me Dua Lipën.
I























