18:16 / 24.11.2020
Arsenal i interesuar për mesfushorin e Sheffield United
Mesfushori i Sheffield United Sander Berge është subjekt interesi për skuadrën e Arsenalit, raporton “VG”.
“Topçinjtë” e konsideruan të bënin një lëvizje për 22 vjeçarin më herët këtë vit, dhe si duket tani do të kthehen përsëri me shpresë që ti sigurojnë shërbimet e Berge.
Berge ka shënuar vetëm një herë në nëntë paraqitje këtë edicion në Premier Ligë për skuadrën e Sheffield United, që nga fillimi i edicionit 2020/21.























