
21:02 / 24.11.2020
Chelsea dhe Sevilla kalojnë në rundin tjetër të Championsit
Chelsea dhe Sevilla siguruan matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.
“Blutë” dhe andaluzianët fituan me rezultatin 1-2 respektivisht në fushën e Rennes dhe Krasnodarit.
Miqtë e siguruan kualifikimin në momentet e fundit të ndeshjeve. Oliver Giroud i dha trepikëshin ekipit të Lampardit në minutën e 90-të, kurse ish-lojtari i Barcelonës Munir El-Hadadi bëri detyrën 60 sekonda para mbylljes së krejt takimit me rusët e Krasnodarit.
Chelsea dhe Sevilla kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa vendi i parë në grupin E pritet të vendoset në përballje direkte mes tyre.