PDK-ja: Denigruese puna e nepotizmit në sektorin publik
BKT
Lajme

PDK-ja: Denigruese puna e nepotizmit në sektorin publik

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka komentuar raportimet e fundit në media për emërimin si konsull i përgjishëm në Republikën e Çekisë të djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala.

Musliu-Shoshi, në llogarinë e saj në "Facebook" ka thënë se qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda Kosovës.

Sipas saj emërimet e bazuar në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova.

"Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrifcën e këtij populli", ka shkruar ajo.

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj këtij emërimi.

Sipas Bytyçit "është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik".

"Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vellau, baba, vajza, tezja, nipi, kusheriri, gruja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend?

Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!", ka shkruar ai në "Facebook". 


MË SHUME NGA Lajme